×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese: Partisë së parë nuk guxohet t’i vendosen afate, kjo nuk është pavarësi

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 11:31

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas disa raportimeve në media se Gjykata Kushtetuese pritet ta rrëzojë dekretin e Thaçit, por që pritet t’i japë 15 ditë afat, partisë së parë që ta formojë Qeverinë.


    Haxhiu ka thënë se nëse kjo ndodhë, atëherë nuk bëhet fjalë për pavarësi të Kushtetueses, por për veprime në favor të interesave të Thaçit, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Sipas saj kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

    Reagimi i plotë:

    Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!
    Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

    Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

    Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

    Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

    Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!