×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap media të saj, zyrtarisht

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 16:03

    Është mëse normale që partitë politike të kenë faqet e saj që të njoftojnë opinionin për aktivitetet e tyre, dhe shumica e partive kanë faqet e tyre në internet dhe në rrjetet sociale, ku publikojnë njoftimet për aktivitetet që mbajnë.


    Por siç duket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po i duket e mjaftueshme kjo.

    AAK-ja e Haradinajt nga sot ka vendosur ta hap një media të saj zyrtarisht. Kjo medie do të jetë portal online me emrin Aleanca.press.

    Në njoftim të kësaj partie thuhet se Aleanca.press do të jetë një platformë informative ku opinionet, qëndrimet dhe të vërtetën e tyre do të mund ta japin të gjithë, pa dallime politike e partiake, etnike, gjinore apo racore, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    Të dashur lexues,

    Prej sot kemi vendosur ta kemi një hapësirë tonën informative ku do të flasim për vete dhe për të tjerët. Synim yni është që ta informojmë lexuesin për të gjitha ngjarjet me interes për publikun.

    Aleanca.press do të jetë një platformë informative ku opinionet, qëndrimet dhe të vërtetën e tyre do të mund ta japin të gjithë, pa dallime politike e partiake, etnike, gjinore apo racore.

    Aleanca.press është portal në pronësi të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe politika editoriale e tij, do të jetë krejtësisht e pavarur, e mbështetur në parimet themelore të informimit të saktë, të paanshëm e të balancuar.

    Jemi të hapur për të gjithë ata që kanë për të thënë dhe kanë nevojë t’u dëgjohet fjala.
    Redaksia e Aleanca.press

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!