×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti për marrëveshjen në Washington: Hap kolosal

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 0:13

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se është arritur marrëveshja historike në mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Serbisë.


    Ahmeti tha se kjo është një hap kolosal drejt marrëveshjes finale dypalëshe dhe Ballkanit në paqe e prosperitet ekonomik.

    Kreu i BDI-së shtoi se ka lajme të mira nga djepi i demokracisë, nga vendi që bën ndryshim, nga vendi që promovon paqe, siguri dhe stabilitet, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??

    “Miqësia shqiptaro-amerikane dhe bashkëpunimi ynë strategjik janë sa shekullore aq edhe të përjetshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!