Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, sot ka realizuar takim njohës me ambasadoren e re amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Bërns.
Siç njofton BDI, Ahmeti e uroi ambasadoren Bërns për detyrën e re, duke e siguruar atë që bashkëpunimi i suksesshëm dhe i sinqertë me SHBA-të do të vijojë edhe në të ardhmen në të mirën e realizimit të qëllimeve të përbashkëta, Maqedoni të Veriut të integruar në NATO dhe BE me demokraci funksionale.
“Vendi ynë synon integrimin euroatlantik dhe me doemos duhet ti plotëson standardet e kërkuara, ndërsa BDI do të vijojë të jetë partner i denjë në realizimin e reformave në të mirën e qytetarëve tanë. Ahmeti theksoi që të gjitha të arriturat janë të përbashkëta dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të llogarisin që BDI-në do të vazhdojnë ta kanë një partner të sinqertë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.