×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu: Fatmirësisht s’erdhi vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë para dërgimit të trupave në mision paqeruajtës

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 19:22

    Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se partia e tij do të votojë pro vendimit të Qeverisë për dërgimin e një kontingjenti të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës.


    Ai ka thënë se dërgimi i trupave atje është e rëndësishme si për FSK-në, si për Kosovën.

    Megjithatë, ai ka thënë se merita për këtë vendim i takon SHBA-së.

    “Është brengosëse që ky vendim na vjen sot, në kohën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje për rrëzimin e Qeverisë. Atëherë, misioni për dërgim të FSK-së në mision paqeruajtëse do të dështonte si rezultat i rënies së Qeverisë. Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-të që ky vendim po merret, sepse ne do të kishim harruar këtë punë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!