Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konferencë për media ka thënë se pika 7 e marrëveshjes në Washington, që ka të bëjë me Ujmanin është më e ndjeshmja.
Aliu ka thënë se kryeministri Hoti e ka bërë hisedare Serbinë në liqenin e Ujmanit. Sipas tij, kjo marrëveshje është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.
“Liqeni i Ujmanit do të ndahet, pra do të thotë se Serbia do të jetë hisedare në këtë liqen. Kjo i mundësoi Serbisë që të negociojë për resurset shtetërore të Kosovës. Kjo pikë shkel rëndë Kushtetutën. Serbia po e siguron veriun përmes thellimit të ndarjes” ka thënë ai.
Sipas Aliut është për tu diskutuar edhe mënyrën praktike e ndarjes së tij. Por, ai ka thënë se kjo është përgaditje për ndarje territoriale të Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se Serbia është e inkurajuar përballë Qeverisë Hoti, që të kërkojë sa më shumë hise në pjesë të Kosovës. Sipas tij, Qeveria duhet të bie sa më shpejtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.