Në Vetëvendosje nuk janë vetëm pro zgjedhjeve, por edhe pro idesë së Vjosa Osmanit për një Qeveri tranzitore, shkruan Reporteri.net.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeministër.
Ky propozim i tyre vjen pas kërkesave të vazhdueshme për zgjedhje, për çka edhe po mbajnë një peticion, shkruan Reporteri.net.
“Të gjithë të tjerët që nuk do ta votojnë këtë qeveri përfshirë Vjosa Osmanin dhe deputet të tjerë që do të jenë 3/4 që nuk do ta votojnë qeverinë, cila qeveri do të jetë e varur nga lista serbe”.
“Mendoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila do të duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare siç është Murat Jashari”, ka thënë Aliu.
Ai mes tjerash ka thënë se protesta e 5 qershorit nuk është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, por ai nuk e përjashton mundësinë që këta të protestojnë në të ardhmen.
Tutje ai ka thënë se mbledhja e kryesisë së VV-së është duke vazhduar.
“Po diskutohet per seacen e neserme. Kur kemi qit gaz lotsjellës ka qenë çështja e demarkacionit”, ka shtuar ai.