×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Aliu ndan pamje nga punimet në segmentin e dytë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 21:08

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë pamje nga punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.

    Punimet po zhvillohen në segmentin e dytë të kësaj rruge.

    Segmenti i parë i kësaj rruge është përuruar në dhjetor të vitit të kaluar.

    Në përurimin e segmentit të parë, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se “për përfundimin e tërësishëm të kësaj rruge Qeveria ka nënshkruar marrëveshje për hua në vlerë 15 milionë euro për ndërtimin e segmentit Smrekovnicë – Mitrovicë me gjatësi 5 kilometra”.

    Kjo rrugë ka filluar së ndërtuari që nga viti 2009./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!