Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Pas shfuqizimit të këtij vendimi për 50 milionë eurot e Bechtel Enka-s, ka reagime të ndryshme.
Ndër ta është edhe reagimi i kryetarit të Komunës së Ferizajit, Agim Aliut, i cili tha se askush më të dëmtuarit se ferizajasit dhe bizneset e tyre nuk do të jenë nga vendimi i sotëm.
Tutje Aliu tha se ky vendim e vështirëson të bërit biznes e qarkullim i lehtë për qytetarët e regjionit të Ferizajit, shkruan Reporteri.net
“Askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”. I nxituar e pa analizë të mirëfilltë, mbetja në fuqi e këtij vendimi që përmbysi disa vendime aprovuese paraprake të Qeverisë për këtë projekt, vështirëson të bërit biznes e qarkullimin e lehtë të qytetarëve të gjithë Regjionit të Ferizajt. Qeveria aktuale i detyrohet ferizajasve që të gjej rrugën e financimit për këtë projekt sipas vendimeve paraprake të përligjura nga Komisioni Ndërministror në Qeverinë Mustafa dhe vendimit të Qeverisë Haradinaj. Lidhja në këtë arterie rrugore për Ferizajn është e natyrshme e kërkesë e pakundërshtueshme e bizneseve e qytetarëve”, ka shkruar Aliu.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.