×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane del me njoftim: Kontrolli i vizave në ShBA s’ndalet pas lëshimit të vizës

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 11:51

    Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se kontrolli i vizave nuk ndalet pas lëshimit të tyre.

    Ajo tha se SHBA i kontrollon vazhdimisht dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.

    “Kontrolli i vizave në ShBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së – dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, thuhet në postimin e ambasadës të bërë në faqen zyrtare në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!