Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kritikuar Qeverinë në largim për shpenzimet që i ka prej që është bërë kryeministër Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka pyetur se Qeveria e Re “a do të tërheqë tendencën për shpenzime të pamatura dhe emërimeve pa merita”.
“A do të tërheqë qeveria e re tendencën e shpenzimeve të pamatura, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për të vendosur #Kosovo në një rrugë drejt qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po shënon për të zbuluar. #RuleOfLaëInKosovo”, thuhet në postim.
Qeveria e kaluar ka për t’u mbajtur mend si Qeveria me më së shumti ministri , 21 sosh, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.