×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane me njoftim të rëndësishëm, anulon të gjitha terminët për viza

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 12:28

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se që nga data 14 mars janë anuluar terminët për viza.


    Në njoftimin e Ambasadës së Amerikës u tha se shërbimi me viza do të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, por që nuk kanë ndonjë datë të specifikuar lidhur me këtë.

    Gjithashtu u theksua se pagesat e bëra më parë janë të vlefshme dhe mund të përdoren për një aplikim vize brenda një viti që nga data e kryerjes së pagesës

    “Nëse keni ndonjë çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar një emërim urgjent”, u tha tutje nga Ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!