Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dje priti në takim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhëndës i Ambasadës Amerikane.
Përmes një komunikate për medie, AGK njofton se qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Ambasadës Amerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.
“Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ambasada Amerikane në Prishtinë përkrah AGK-së në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë cilësore në Kosovë
PRISHTINË, 24.06.2021 – Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Gentiana Begolli Pustina, dje priti në takim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhëndës i Ambasadës Amerikane.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Ambasadës Amerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.
Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
/Reporteri.net