Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar qytetarët e saj për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të hënën e 28 qershorit.
Në një postim në Facebook, ambasada ka rikujtuar qytetarët amerikanë se rekomandohet që pasagjerët që arrijnë në ANP “Adem Jashari” të kenë testin negativ për Covid-19.
Postim i plotë:
“Rikujtim për qytetarët amerikanë: Qeveria e Republikës së Kosovës është duke rihapur Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, më 28 qershor, me masa të shtuara për siguri dhe shëndet. Autoritetet rekomandojnë që pasagjerët që arrijnë( jo ata që nisen) të kenë testin negativ RT-PCR jo më të vjetër se katër ditë, por kjo nuk është e obligueshme. Kontaktoni Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës-Adem Jashari, linjat e udhëtimeve, ose agjentët e udhëtimeve për informacionet e fluturimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.