×
  • Lajme
  • Lajme / 23 mars 2022

    Ambasada amerikane përkujton Albrightin në trevjetorin e vdekjes: Shpëtoi shumë jetë

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 15:15

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në amshim.

    Në shkrimin e ambasadës kushtuar Albrightit, përmendet lidershipi i saj i guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

    “Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara, kujtoi se në Amerikë, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!