Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar për shkarkimin e bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës.
Përmes një reagimi, Ambasada Amerikane ka kritikuar këtë vendim duke thënë se shkarkimet e nxituara “dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore”, shkruan Reporteri.net.
“Dje, Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të mangët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar bordi e RTK-së, vendim ky që u kundërshtua ashpër nga opozita. /Reporteri.net