×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane shënon 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Hovenier pret Kurtin e Osmanin në selinë e tij

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 20:45
    Nga arkiva: Ambasadori Jeffrey Hovenier, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti në selinë e Ambasadës

    Ambasada amerikane në Kosovë e ka shënuar para 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

    Ambasadori Jeffrey Hovenier, ka pritur kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani në selinë e ambasadës, nga ku festuan pavarësinë me një performancë nga  orkestra e Forcave Ajrore të ShBA’së në Evropë.

    Hovenier tha se ka mbajtur edhe një fjalë rasti.

    “Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!