Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga ambasada shprehen të lumtur që filloi ky proces dhe vaksinimet po shkojnë mirë, shkruan Reporteri.net.
Ambasada e SHBA-së u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kur t’u vijë radha.
“Të lumtur të shohim që vaksinimet po shkojnë mirë… kur të vijë radha jote, merre vaksinën!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
Ndryshe, të dielën e 28 marsit, kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës, teksa procesi i vaksinimit ka nisur të hënën.
I pari që u vaksinua ishte kryeministri i Republikës, Albin Kurti, për të vazhduar më pas me personelin shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Kujtojmë se COVAX ka premtuar 100 mijë e 800 vaksina falas për Kosovën.
Postimi i plotë i ambasadës:
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.