Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar dhjetëra vëzhgues nga përfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në Kosovës, për të vëzhguar zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm nga Ambasada Amerikane janë akredituar 24 vëzhgues, shkruan gazeta online Reporteri.net.
KQZ ka akredituar sot grupin prej 1,680 vëzhguesve, prej të cilëve 13 vëzhgues nga trupa të menaxhimit të zgjedhjeve nga shtete të ndryshme; 81 vëzhgues të përfaqësive të vendeve të huaja të akredituara në Kosovë; 1,126 vëzhgues nga OJQ-të vendore; 393 vëzhgues nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe 67 vëzhgues nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Nga numri i përgjithshëm i të akredituarëve, KQZ akreditoi rreth 400 vëzhgues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat janë të specializuara në fushën e zgjedhjeve, në mesin e të cilave: Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-ËEB), IFES, International IDEA, National Demokratic Institute (NDI), International Republican Institute (IRI), Zyra e BE-së në Kosovë, etj.
KQZ ka akreditoi më shumë se 80 vëzhgues të ambasadave të ndryshme në Kosovë, 24 prej të cilëve nga ambasada e SHBA-ve dhe 30 të tjerë nga ajo e Britanisë së Madhe.
Edhe ambasadat e shteteve tjera si ajo e Francës, Italisë, Holandës, Japonisë, Finlandës, Suedisë dhe Turqisë u akredituan nga KQZ.
Sipas njoftimit të KQZ-së, zgjedhjet e 9 shkurtit do të vëzhgohen edhe nga institucione zgjedhore nga shtete të ndryshme, si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Bullgaria.