×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Ambasada britanike e shqetësuar për Lirinë e Mediave: Qeveria e re të krijojë ambient të sigurt për gazetarët

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 12:50

    Ambasada Britanike në Prishtinë, është shprehur thellësisht e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij gjatë dy viteve të fundit.

    Nga ambasada është kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të mbrojë dhe ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë edhe sigurimin e një ambienti të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetike.

    Tutje, ambasada ka kërkuar nga Qeveria që edhe të bashkëpunojë me median dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Postimi:

    Sot shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe riafirmojmë angazhimin e gjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Lirinë e Medias.

    Një media e lirë dhe e pavarur është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon drejt më shumë stabiliteti dhe mirëqenieje.

    Pa mundësinë për të shprehur dhe shpërndarë informacion të vërtetë dhe mendim të lirë, nuk mund të ketë as llogaridhënie dhe as debat publik të informuar.

    Në mbarë botën, ngacmimi dhe presioni ndaj gazetarëve – veçanërisht ndaj grave gazetare – mbetet një sfidë për raportimin e lirë dhe të drejtë.

    Jemi thellësisht të shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij gjatë dy viteve të fundit, pas rezultateve të mëparshme mbresëlënëse

    Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë edhe sigurimin e një ambienti të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetike. Po ashtu, duhet të bashkëpunojë me median dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!