×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada britanike e uron Kosovën për njohjen nga Kenia: Vazhdim i momentumit për forcim të lidhjeve diplomatike

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 10:27

    Ambasada britanike ka uruar Kosovën për njohjen nga Kenia.

    “Urime Kosovë për vendimin e Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës! Kjo vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, thuhet në urimin e kësaj ambasade.

    Shteti afrikan njohu shtetësinë e Kosovës më 26 mars, njohje kjo që erdhi pas vjetësh të ngecjes së këtij procesi.

    Ajo u sigurua nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli , i cili dha edhe detaje për arritjen e saj.

    Në një postim në Facebook, ai tha se që nga viti 2009 kishte lobuar dhe biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!