×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Britanike mirëpret dekretimin e Kurtit nga Thaçi – të respektohet dëshira për ndryshim

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 16:36

    Ambasada e Britanisë së Madhe ka mirëpritur dekretimin e Albin Kurtit nga presidenti Hashim Thaçi.


    Ambasada Britanike, përmes një postimi në Facebook thotë se politikanët e zgjedhur dhe partitë duhet të shfaqin kurajo dhe kreativitet për formimin e qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Komunikata e plotë:

    Ne mirëpresim dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë së re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.

    Dëshira dhe shpresa e tyre për ndryshim është shfaqur qartë me 6 tetor, kjo meriton të respektohet.

    Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet që të shfaqin kurajo dhe kreativitet për të formuar një qeveri që reflekton në dëshirën e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për progres të shpejtë në negociata, në emër të tolerancës dhe bashkëpunimit.

    https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1492937010865385?__xts__%5B0%5D=68.ARAAYMLpH_w6fczmxs2C-h72gk3DzyFCcOoWXdn8dLn1dLHExvlZGN7PDJWu7h4nyGJBeYm_8dXLvTQIfuFzJOfsNS89k3pRVKorUBNsrzqQe0gmdhehxhj6pfUURv0WUKuuN2qX5HI_LXr9Blh1vxp___UuFCzbRtUAZjqC0SY3AD3ZUjHoArdZ5o1QkW218F32XDtTgI8IFBTOr7aB-bxGqGqnMigoY1j0Dj55xOR5eg4sQXPqKMA-eLrt5GZjfael_DvdRAkP2-637BGtkpmN47v24fNXLCP62CXH1uvd087TP4elOqnQfyC7ecOh7LHTxE4FSuYnjleUwKYhqw&__tn__=-R

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!