Si pjesë të programit të bursave “Chevening”, Ambasada britanike në Prishtinë ka lansuar edhe “Bursën Përkujtimore Vjosa Berisha”, njoftuan ata përmes një komunikate për media.
Bursa është e hapur për qytetarët kosovarë që dëshiron të studiojnë për gradën Master në Mbretëri të Bashkuara në: film (cilëndo fushë), arte, festivale, menaxhment dhe administrim kulturor, praktika kreative ose studimeve komunikimi/mediatike.
Çmimi, siç vazhdon komunikata, i ndahet kujtimit dhe trashëgimisë së Vjosa Berishës si dhe përzgjedhja e fushave pasqyron ndikimin e Berishës përgjatë karrierës së saj.
“Vjosa Berisha kreu Master në studime Mediatike dhe Komunikimi në Universitetin Westminister në Bursën Chevening”.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abott, ka thënë se Vjosa Berisha ka pasur impakt të jashtëzakonshëm si filmbërëse.
“Vjosa Berisha ishte një nga studiuesit e parë të Chevening nga Kosova që studioi në MB dhe pas kthimit të saj vazhdoi të luante një rol aktiv në Shoqatën Chevening Alumni në Kosovë, duke u zgjedhur Kryetare e saj në vitin 2019”, ka thënë Abott.
“Ishte gjithmonë kënaqësi ta takoja , për të folur për punën e saj dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për të promovuar MB”.
“Vjosa ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm si regjisore, një aktiviste dhe si themeluese e PriFest, dhe jam e kënaqur që ne jemi në gjendje t’u ofrojmë këtë mundësi të tjerëve në Kosovë që kërkojnë të ndërtojnë trashëgiminë e saj”, tha ambasadori.