×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Ambasada Britanike thirrje politikanëve: Punoni bashkë për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare

    Reporteri
    08 Gusht 2026 | 15:16

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pasi as sot nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emrin e kandidat për kryekuvendar, shkruan Reporteri.net.

    Ambasada Britanike në reagim thotë se Kosova për dy vite ka pasur shumë ditë pa parlament funksional, dhe se kjo është përgjegjësi e politikanëve.

    “Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!