Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Work Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës në Facebook thuhet se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë.
Njoftimi:
📲Aplikacioni Work Help Finland që mund të shkarkohet në IOS/Android ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.
Aplikacioni ofron informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. Aplikacioni gjithashtu ju ndihmon të gjeni palët kontakuese që mund të ju ndihmojnë nëse dyshoni që jeni keqtrajtuar/mashtruar nga punëdhënësi.
Shkarkoni falas aplikacionin në pajisjen tuaj elektronike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.