×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Francës reagon pas presioneve ndaj KQZ-së: Institucionet të punojnë pa ndërhyrje

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 12:49

    Edhe ambasada e Francës ka reaguar pas presioneve që po i bëhen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me certifikimin e kandidatëve për deputetë.


    Ambasada me anë të tri reagimeve në Twitter ka thënë se pret që Kosova të sigurojë organizimin sa më kredibil të zgjedhjeve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    “Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njërin prej reagimeve.

    Tutje ambasada rithekson se procedurat para zgjedhjeve, përfshirë certifikimin e kandidatëve përcaktohen me ligj dhe të njëjtat përfshijnë edhe mundësi ankese.

    “Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese”, thuhet tutje në reagim.Në këtë kontekst, ambasada e Francës kërkon që të mos ketë ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura.
    “Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës së Francës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!