×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Itali njofton bashkatdhetarët që të mos nisen për në Kosovë deri në këtë datë

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 20:08

    Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar bashkatdhetarët tanë se në bazë të dekret-ligjit të ri të qeverisë italiane, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe anasjelltas, mbetet ende e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj Covid-19.


    Në një postim në Facebook thuhet se sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020.

    Si rrjedhojë, Ambasada e Kosovës në Romë u bënë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë në Itali dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nëpër territorin italian, që të evitojnë planifikimin e udhëtimeve drejt Kosovës deri në njoftimin zyrtar të radhës.

    “Ju rikujtojmë që ky rekomandim i drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha kategoritë e transportit dhe për të gjitha mënyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusëve që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!