×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në SHBA feston 15 vjetorin e themelimit, Escobar pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 19:32
    Emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, në ceremoninë e 15 vjetorit të Ambasadës së Kosovës në ShBA.

    Ambasada e Kosovës në Washington, D.C ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve.

    Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

    Ambasadori Dugolli theksoi se “marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona”.

    “Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, tha Dugolli, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, thuhet në njoftimin e ambasadës.Reklama

    Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

    Fjalimi i Escobar nuk u bë i ditur nga faqja zyrtare e ambasadës së Kosovës në Washington, DC.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!