×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid-19: Masat janë efektive vetëm nëse zbatohen

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 17:52

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar me shqetësim pas rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovës.


    Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Facebook ka kërkuar veprime vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka treguar se edhe vetë e kanë marrë seriozisht respektimin e masava të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet shëndetësore, duke i eliminuar pothuajse të gjitha takimet.

    “Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në #Kosovë & rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Më tej Ambasada thotë se si punëdhënës i mbi 500 persona, e merr seriozisht këtë përgjegjësi.

    “Duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Ditëve të fundit në Kosovë është gjithnjë e në rritje numri ditor i viktimave nga koronavirusi dhe nurmi i të infektuarve po ashtu.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 9 viktima dhe 486 raste të reja.

    Për shkak të kësaj rritjeje, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!