×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së e zhgënjyer me zgjedhjen jotransparente të kryeprokurorëve të Speciales dhe Prishtinës

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 13:45

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajt dhe atij të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishit, këtë të hënë.


    Procesin për zgjedhjen e kryeprokurorëve të dy prokurorive më të rëndësishme në vend, ambasada amerikane e konsideron jotransparente.

    “❎ Të zhgënjyer që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi ta ndiqte rregulloren e vet në zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrën e Prishtinës. Ne i dëshirojmë sukses shefave të sapozgjedhur, por Këshilli Prokurorial duhet t’i ndjekë rregullat e veta për një proces transparent“, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!