Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut, shkruan Reporteri.net.
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar video drejtpërdrejt nga festa e madhe.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka uruar amerikanët por edhe popullin e Kosovës derisa ka thënë se mbështetja për Kosovën vazhdon.
“Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet demokratik dhe i lirë, duke i çmuar parimet e jetës, lirisë dhe lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë SHBA”, shkroi Hovenier, përcjell Reporteri.
Data zyrtare e Pavarësisë së Amerikës është 4 korriku.
Kjo datë, është festë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përkujton Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.