×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ambasada e ShBA-së paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin do të kthehet në venden e tij ose do të përballet me akuzë

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 12:39

    Ambasada Amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantët ilegalë.

    Duke cituar sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, që deklaroi se “nëse po konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, Ambasada Amerikane ka shkruar:

    “Hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nuk është një opsion. Ata që shkelin ligjin amerikan do të kthehen në vendin e tyre ose do të përballen me akuza penale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!