Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kundërshtojnë reciprocitetin e vendosur nga kryeministri, Albin Kurti.
Sipas tyre, masat e reja krijojnë më shumë probleme dhe thonë se ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në deklaratën e Amabsadës Amerikane.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës mbrëmë mori vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është marrë me shumicën e votave në qeveri.
“Me vendimin e sotëm janë marrë dy masa thelbësore: Kryesorja është që marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin ne fuqi…Masa e dytë ka të bëjë me certifikatat veterinare për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore në kufi”, kishte deklaruar ministria e Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas marrjes së vendimit. /Reporteri.net/.