Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shkruar një mesazh falënderimi për anësorin Xherdan Shaqiri pas pensionimit të tij nga përfaqësuesja e Zvicrës.
Ambasada e ka cilësuar Shaqirin si simbol të krenarisë zvicerane dhe kosovare.
“Sot shprehim mirënjohjen tonë për Xherdan Shaqirin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar të Zvicrës dhe që ka qenë simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare”, thuhej në këtë mesazh.
“Me 125 paraqitje dhe momente të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij, e mbushur me gola të mahnitshëm dhe qëndrim të pashoq, ka sjellë gëzim dhe krenari te fansat e futbollit, sidomos për të rinjtë që e pëlqejnë atë. Faleminderit Xherdan, për krejt kujtimet dhe për performancën tënde të jashtëzakonshme gjatë viteve”, ka shkruar Ambasada zvicerane në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.