Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë deklaruar se nuk janë në dijeni që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u kanë dërguar ftesë të përbashkët për takim, shteteve të QUINT’it.
Të pyetur nga Gazeta Express për takimin që u tha se do të mbahet në Kuvend të Kosovës me kërkesë të LV-së dhe LDK-së, nga Ambasada e Gjermanisë kanë deklaruar se gëzohen kur ka ftesa të tilla sikur kjo, mirëpo, aktualisht shtojnë se nuk janë në dijeni për një ftesë të tillë të përbashkët.
“Gëzohemi kur marrin ftesa nga partitë politike, aktualisht nuk jemi në dijeni për një ftesë të tillë të përbashkët”, kanë bërë me dije nga Ambasada Gjermane në vend.
Ndryshe, dje pas takimit LVV–LDK që përfundoi edhe njëherë pa marrëveshje u bë e ditur se për t’i informuar lidhur me ecjen e bisedimeve të martën do të ftohen përfaqësues të QUINT’it dhe zyrës së BE-së në Kosovë.
Pas këtij njoftimi, vendet e QUINT’it dolën me një komunikatë të përbashkët ku u tha se nuk përkrahin ndonjë kandidat apo parti të veçantë për të formuar qeverinë duke e lënë të paqqartë nëse një takim i tillë do të ndodhë.
“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruhet në komunikatën e vendeve të QUINT’it.
“Deklarata është mjaft e qartë, dhe tregon se ambasadori Kosnett nuk do të shkojë në takim”, ka thënë burimi i gazetës brenda ambasadës për Reporteri.net.
VV dhe LDK parashihet të takohen sot nga ora 17:00, këtë e kanë thënë burime të Reporteri.net. Por kjo mund të ndryshoi pas refuzimit që po i bëjnë ndërkombëtarët që të jenë të pranishëm në takim.
Kreu i VV-së, Albin Kurti e ai i LDK-së, Isa Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë në Kuvend, por nuk arritën marrëveshje, pasi asnjëri nuk po lëshojnë pe për pozitën e kryekuvendarit.
VV thotë se nuk e tërheq Glauk Konjufcën me asnjë çmim pasi vet LDK-ja e ka votuar, kurse kjo e fundit po e kërkona të për një vit deri në zgjedhjen e Presidentit me propozimin e tyre. /Reporteri.net/.