×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Ambasada Gjermane për rënien drastike të Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit: Edhe më poshtë se Serbia, raporti libër detyrash për qeverinë e re

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 11:23

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kë reaguar për renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, ku ka rënë për 24 vende krahasuar me vitin e kaluar.

    Në reagimin e ambasadës thuhet se Kosova është e fundit krahasuar me vendet e rajonit, teksa theksohet se si është renditur edhe më poshtë se Serbia, shkruan Reporteri.net..

    Ambasada thotë se raporti mund të lexohet si një libër me detyra për qeverinë e re për të siguruar një shtyp të lirë.

    “Kosova 🇽🇰 ka rënë gjithsej 2️⃣4️⃣ vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e renditur atë në fund në krahasim rajonal – madje edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Reporteri.net

    Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, krejt gishtin kah Kurti dhe VV’ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!