Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këtë kërkesë e kanë dorëzuar sot, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ajo e LDK-së, Vlora Dumoshi dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Deputetja e PDK-së, Ariana Muslu-Shoshi tha se ambasadat janë shndërruar në shtabe zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Janë duke u bërë shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelje të ligjeve”, tha Musliu Shoshi para mediave.
“Kemi kërku që pjesë e hetimeve të jenë edhe mënyra e blerjes së ambasadave tona, mënyra e mobilimit e të tjera që ne konsiderojmë se është duke u keqpërdorur buxheti i Kosovës, tha Musliu-Shoshi tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.