×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Ambasador, ish-këshilltar i Thaçit – Profili i Edon Canës, kandidat i PDK’së për deputet

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 21:10

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Cana, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai garon me numrin 44 në listën e PDK’së.

    Cana është shkolluar në Rahovec, Prizren dhe Londër. Që nga viti 2008, ai ka kontribuuar në administratën publike dhe diplomaci.

    Ka shërbyer si Kryeshef i Agjencionit për Integrim Evropian, ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit Hashim Thaçi, themelues dhe Shef i Misonit pranë këshillit të Evropës në Strasburg  si dhe ambasador.

    Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës do të jetë zë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të përfaqësojë interesat e tyre.

    “Është një nder i madh për mua të jem pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë viteve kam shërbyer në administratën publike të Kosovës dhe në diplomacinë tonë të re. Kjo përvojç e çmuaj më ka mësuar se çfarë do të thotë të punohesh me përkushtim për të mirën e qytetarëve tanë. Tani këtë përvojë dua ta vë në shërbim tuaj, këtë herë si përfaqësues i juaji në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, kërkoj mbështetjen tuaj për një vizion të ri për Kosovën, sepse Kosova mundet më mirë, edhe këtë mund ta bëjmë bashkë me Bedri Hamzën”, ka thënë Cana./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!