×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Amerikan: E dërguam njeriun në Hënë, e rregullojmë edhe dialogun Beograd-Prishtinë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 22:32

    Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott, me shumë siguri deklaroi se dialogu do të nisë përsëri, ai kishte thënë ne e dërguam njeriun në Hënë, me siguri i kthejmë Beogradin e Prishtinën në tavolinën e dialogut, transmeton Gazeta Metro.


    Ambasadori i SHBA’ve në Serbi, Kyle Scott, ka shkruar në rrjetin social sot dialogu është më se i sigurt se do të vazhdoj mes Prishtinës e Beogradit.

    Ambasadori Amerikan Scott shkroi këtë pas takimit të Këshilltarit për Siguri të SHBA’së, John Bolton dhe Ivica Dacic, Ministrit të Jashtëm të Serbisë dje, të cilit ju referua ambasadori amerikan në shkrimin e tij në Twitter.

    Këshilltari, John Bolton, kishte shprehur kënaqësinë e tij pas takimit duke theksuar se ai dhe Dacic ishin pajtuar se duhet t’i kthehen dialogut me Kosovën, pasi asnjëra palë nuk përfiton prej kësaj bllokade.

    John Bolton kishte thënë se të dyja palët dyhen bërë diçka menjëherë, ka theksuar Këshilltari i Presidentit Amerikan, Donald Trump.

    Referenca e njeriut në Hënë e Ambasadorit Scott, vjen pasi të shtunë bëhen 50 vite nga shkelja e Neill Armstrong në Hënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!