×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan flet për vizitën e Palmerit në Kosovë

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 13:04

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosoë, Philip Kosnett, është shprehur i nderuar që do ta takojë të Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer.


    Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në Twitter, ka thënë se me të do të diskutojnë se si të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

    “I nderuar ta kemi në qytet Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për të diskutuar për të punuar për ndërtimin e Kosovës, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë e më të suksesshme”, ka shkruar ambasadori amerikan.

    Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, mbërriti sot në Kosovë. Ai deri më tani është takuar me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, si dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se SHBA përmes Palmerit do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!