×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan fton në darkë veç Kurtin e Osmanin, jo edhe politikanët e tjerë

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 16:15

    Shefi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett të shtunën  një natë më parë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në ceremoninë e përvjetorit të marinsave.


    Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një postimi në Insatram, ndërsa ka shkruar se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin, shkruan Reporteri.net.

    “Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shkruar Kurti në Instagram, shkruan Reporteri.net.

     

    Përveç Kurtit dhe Vjosa Osmanit në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës.

    Bie në sy se Kurti në këtë darkë me vete ka marrë edhe gruan e tij.

    Kujtojmë se ambasadori amerikan ka kërkuar ditë më parë të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!