Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur përsëri për dukurinë e korrupsionit në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnnet ka thënë se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.
Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën e SHBA-ve, në prokurim apo programe, ta lajmërojë atë.
“Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, askush s’duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimin e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, ne duam ta dijmë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ambasada amerikane nuk ka reaguar ende për aktgjykimin lirues në rastin “Pronto”, ani pse në të kaluarën kjo ambasadë ka qenë mjaft aktive në reagimet për gjykimet e rasteve të kësaj natyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.