×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan me bashkëshorte shihen duke ngrënë qebapa në Prishtinë

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 20:25

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier dhe bashkëshortja e tij, janë parë sot në një prej lokaleve të zakonshme të kryeqytetit.

    Siç ka shkruar Venhar Isufi, i cili e ka publikuar fotografinë, ata kanë qenë duke ngrënë qebapë në njërin prej lokaleve në sheshin “Ibrahim Rugova”.

    “Çfarë shembulli i mirë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier me bashkëshorten e tij duke ngrënë qebapa në sheshin ‘Ibrahim Rugova’. Thjeshtësia e tij duhet të rëflektojë edhe te politikbërësit e vendit tonë”, ka shkruar Isufi në komentin sipër fotografisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!