×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan mesazh Prishtinës dhe Beogradit: Durimi ynë ka kufi

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 13:43

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett duke folur për ngecjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit e në këtë mënyrë edhe ngadalësimit të rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, i ka paralajmëruar dy qeveritë, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi se durimi i Amerikës ka kufi dhe se nuk mund të llogarisin në përkrahjen e vazhdueshme të Uashingtonit, transmeton Reporteri.net.


    Kosnett në një intervistë për Radio Kontakt Plus tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por që durimi i tyre gjithmonë ka kufij dhe se nuk mund të garantojë që Uashingtoni do të vazhdojë të jetë kaq i përkushtuar edhe në të ardhmen nëse dy vendet nuk vazhdojnë përpara në një afat sa më të shkurtër.

    “Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Ajo të cilën gjithmonë ua kemi theksuar të dyja qeverive, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbështesin procesin e bisedimeve. Siç e dini presidenti Trump u ka shkruar letër të dy homologëve të tij, presidentit Thaçi dhe atij Vuçiq ku ai potencoi se qeveria amerikane është plotësisht e angazhuar në këtë proces”, tha ndër të tjera Kosnett.

    Mes tjerash ambasadori amerikan paralajmëroi të dy qeveritë se nëse nuk  vazhdojnë përpara në procesin e bisedimeve dhe normalizimit të marrëdhënieve, Uashingtoni nuk garanton se do të ketë përkushtimin e njëjtë në këtë çështje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!