Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar amerikan Beograd Anthony Godfrey, me të cilin foli edhe për çështjen e Kosovës.
Daçiqi i cili informoi Godfrey për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme, ka bërë me dije se me diplomatin amerikan temë e takimit ka qenë edhe Kosova.
“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” tha Daçiq për Tanjug.
“Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës”.
Kujtojmë se SHBA’të i kanë bërë thirrje Serbisë që disa herë të heq dorë nga ofensiva për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.