×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Beograd thotë se me ardhjen e Bidenit nuk do të ndryshojë asgjë në marrëveshjen e Washingtonit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 19:43

    Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, tha se ndryshimi i administratës amerikane nuk do të ndikojë në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Godfrey e dha këtë deklaratë  pas takimit me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme, Zarko Obradovic.


    Kështu po raportojnë mediat serbe, ku thuhet se sipas deklaratës, Godfrey theksoi se interesi i Shteteve të Bashkuara është anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të kontribuonte më tej në stabilitetin në rajon si dhe prosperitetin dhe rritjen ekonomike.

    Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara, si më parë, do të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje për Serbinë në procesin e anëtarësimit në BE.

    Godfrey shprehu pritjen që marrëveshjet në lidhje me bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, kryesisht Marrëveshja për Shkencë dhe Teknologji dhe Marrëveshja për Promovimin e Investimeve, së shpejti do të jenë në procedurën parlamentare dhe do t’i nënshtrohen ratifikimit nga Asambleja Kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!