×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Serbi i kërkon Vuçiqit vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 14:49

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill gjatë një takimi që ka pasur sot me presidentin amerikan, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar mbështetjen amerikane për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

    Sipas njoftimi nga presidenca serbe, Hill në këtë takim po ashtu përsëriti mbështetjen e tij për integrimin evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ky është një nga prioritetet e politikës së jashtme amerikane kur bëhet fjalë për rajonin.

    Në takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke rënë dakord se çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian për të arritur zgjidhje kompromisi, transmeton Reporteri.net.

    “Serbia vazhdon të insistojë në bisedime, sepse kjo është mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht”,  citohet të ketë thënë Vuçiq.

    Hill po ashtu ka kërkuar nga Serbia dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

    “Ne presim një qëndrim të qartë nga Serbia për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës, si dhe angazhimin e plotë për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të nevojshme për përparimin në rrugën evropiane,” tha ambasadori Hill.

    Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!