Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka përkujtuar gjetjen e 75 trupave të kosovarëve në varrezën masive në Petrovo Selë.
Kyle Scott ka shkruar në profilin e tij zyrtar Twitter, se në mesin e këtyre trupave ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi.
“Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 kosovarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat” ka shkruar ambasadori amerikan në Beograd.
Na današnji dan 2001. godine u Petrovom selu je otkrivena masovna grobnica sa leševima 75 kosovskih Albanaca. Među poginulima i tri američka državljana, braća Bitići. Ubistvo počinjeno od strane onih koji treba da sprovode zakon još uvek ostaje nekažnjeno. #PravdaZaSveZrtve
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) June 14, 2019
Ndryshe drejtësi për vëllezërit e tij kishte kërkuar edhe Ilir Bytyqi, i cili javë më parë dëshmoi para Kongresit Amerikan për krimet serbe në Kosovë.
Bytyqi para Kongresit ka rrëfyer për momentin kur vëllezërit e tij kishin vendosur që të ktheheshin nga Amerika për të luftuar kundër pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.