Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë gjashtë muajve të fundit, është bllokuar dhe ka kërkuar që të dyja palët të ulen përsëri për tryezën e negociatave, transmeton Reporteri.net.
“Raporti i KE është shumë i gjatë, ende po e studioj, por ajo që unë mund të them në shikim të parë është që këto raporte janë gjithmonë barometra të rëndësishëm për vendet në rrugën e tyre drejt BE-së. Ky raport ishte i drejtë dhe i ndershëm për të dy palët, aty u tha se duhet të bëhen disa përpjekje në disa fusha”, tha Scott për televizionin N1.
I pyetur për Samitin e Parisit, Scott është shprehur se SHBA-të nuk kanë qenë të ftuar në Samitin e Berlinit dhe me gjasë nuk do të ftohen as në Samitin e Parisit.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të ftuara as në Berlin, nuk kemi informata se do të ftohemi as në Paris, por unë e mbështes përpjekjen për të bashkuar palët në mënyrë që të diskutohet rreth së ardhmes. Ne do të vazhdojmë të mbështesim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse takimet në Berlin dhe Paris e ndihmojnë këtë, ne jemi plotësisht dakord”, është shprehur ai.
Scott ka thënë se çelësi për vazhdimin e dialogut, është taksa ndaj produkteve serbe e cila duhet të hiqet në mënyrë që negociatat të vazhdojnë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.