×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Kosnett: Nuk duhet t’i shfrytëzoni për përfitime politike viktimat e luftës

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 19:01

    Publikimi i një fotografie nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e për të cilën u tha se paraqiste dhunën seksuale ndaj grave gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta.


    Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka thënë se të mbijetuarit duhet të trajtohen me respekt e ndjeshmëri.

    Ai ka bërë thirrje që viktimat të mos shfrytëzohen për përfitime politike nga liderët.

    “Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet t’i ndihmojnë viktimat që të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett.

    Reagimi i ambasadorit amerikan vjen pas publikimit të një fotografie në të cilin shiheshin disa persona me uniforma ushtarake teksa kryenin marrëdhënie seksuale me një grua.

    Për fotografinë e prezantuar para medieve, Flora Brovina është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rreth 4 orë.

    Ajo ka folur para mediave ku e ka marrë përsipër fajin dhe ka kërkuar falje për rastin. Brovina është shprehur se fotografinë e ka marrë në vitin 2003 dhe se nuk e ka pasur idenë që ka qenë e falsifikuar.

    Pas intervisitmit, Brovina kërkoi falje duke thënë se “fotografia mund të jetë e falsifikuar”.

    “Krejtve viktimave të dhunuara ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam sjell me këtë fotografi. Organet e shtetit në të cilat besoj shumë do të merren me këtë çështje dhe tanimë janë duke u marrë”, është shprehur ndër të tjera Brovina. / Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!